A e dini se cila komunë e Kosovës e ka vulën zyrtare me shqiponjë?

Aktuale

 A e dini se cila komunë e Kosovës e ka vulën zyrtare me shqiponjë?

Nga: N.Sh Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 23:23
Vula me shqiponjë

Vula zyrtare me shqiponjë, përdorët vetëm në një qytet të Kosovës.

Kjo vulë, e cila është zyrtare, përdorët në komunën e Drenasit, por fatkeqësisht kjo mund të ndryshohet.

Në një dokument të kësaj komune, shihet vula me shqiponjë e nënshkruar nga kryetari i komunës Ramiz Lladrovci, shkruan gazeta “Bota sot”.

Fatkeqësisht, kjo vulë është ën shqyrtim për ndryshim. Por pse? Sepse, sipas Xhavit Drenorit, me iniciativën e kreut të Drenasit kanë filluar procedurat për ndryshim.

Drenori përmes një komenti në Facebook, ka treguar se, krejt partitë opozitare në Kuvendin e Drenasit kanë votuar kundër ndryshimit, por, sipas tij, Lladrovci kokë në vete, së bashku me votat e PDK-së, ka bë komision për ndryshim.

Drenori, thekson se prapaskena e këtij ndryshimi shpejt do të dal në shesh.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat