Profesori i Parisit flet për letrën e Trumpit për Thaçin: Matrapazët na sollën në këtë pikë, na mbetet t’i besojmë Amerikës

Aktuale

Profesori i Parisit flet për letrën e Trumpit për Thaçin: Matrapazët na sollën në këtë pikë, na mbetet t’i besojmë Amerikës

Nga: N.H Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 23:35
Donald Trump dhe Hashim Thaçi

Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar letrën e presidentit amerikan, Donald Trump, dërguar institucioneve të Kosovës, përkatësisht presidentit Thaçi, ku ndër tjerash ka thënë se Kosova është një partner strategjik i SHBA-ve për paqe në rajon.

Kraki thotë se letra e Trump është pozitive dhe lehtësuese për ata që nuk kanë më besim në tyxharët tanë politikë.

Sipas tij, ajo e rikonfirmon shtetin e Kosovës si sovran por kërkon në të njëjtën kohë edhe marrëveshje që do i përshtatej të dyja palëve.

Ja shkrimi i plotë:

Letra e D. Trump është megjithatë diçka pozitive dhe lehtesuese për neve që s’kemi më besim në tuxharët tanë politikë.

Ajo e rikonfirmon shtetin e Kosovës si sovran por kërkon në të njejtën kohë edhe marrëveshje që do i përshtatej të dyja palëve.

Nezir Kraki

Kosova veç është OK me atë që ka sot. Serbia s’është mirë. Ajo me këmbngulje arriti t’i bind aleatët tanë se s’duhej ta linin kaq humbëse. Prandaj tash kërkon riparim dhe këtu mbetet frika nga një ujdi që do i pelqente Serbisë.

Nëse Serbia pranon diçka në tavolinë kjo dmth se Kosova ka bë lëshime të reja.

Të lutemi që ato të mos jenë aq të rënda sa ta shpërfytyrojnë qenjen e Kosovës si shtet dhe as organizimin e saj kushtetues.

Nejse... tash që këta matrapazët tanë na sollën në këtë pikë, na mbetet t’i besojmë Amerikës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat