Pacolli sot në Komisionin për Punë të Jashtme

Aktuale

Pacolli sot në Komisionin për Punë të Jashtme

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 07:36
Behgjet Pacolli

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, mban sot mbledhjen e radhës, në të cilën është paraparë të raportojë ministri Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Pacolli ka qenë i ftuar në këtë komision edhe më 26 janar të këtij viti, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi që Pacolli ishte jashtë vendit.

Vjosa Osmani, kryetare e këtij komisioni kishte propozuar që të bëhet një grup punues që do raportojë për shkeljet që janë bërë në shërbimin e jashtëm të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat