Thaçi udhëton për Bruksel, merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Aktuale

Thaçi udhëton për Bruksel, merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 08:51
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka udhëtuar për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim që do të mbahet sot, përveç presidentit Thaçi, pritet të marrin pjesë edhe Presidenti i Malit të Zi, Presidenti i Serbisë, Kryeministri i Shqipërisë, Kryeministri i Maqedonisë dhe ai Bosnje e Hercegovinës.

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, do të diskutojnë për progresin e bërë gjatë këtij viti dhe për zhvillimet aktuale politike në rajonin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat