“Lirinë tonë do ta mbrojmë edhe me pikën e fundit të gjakut dhe me frymën e fundit të shpirtit”

Aktuale

“Lirinë tonë do ta mbrojmë edhe me pikën e fundit të gjakut dhe me frymën e fundit të shpirtit”

Nga: N.Sh Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 10:42
Flamuri i Shqipërisë

Politika e jashtme e BE-së dhe përfaqësuesja e kësaj politike duhet të kuptojë se në një lagje të Evropës, jetojnë evropian me lashtësi e traditë dhe që nuk janë ne gjendje as të nënshtrohen dhe as të poshtërohen me ofertat të cilat i bënë kjo politikane e rangut Evropian.

Kështu vlerëson, analisti politik Ismet Haziri, i cili shton se, qasja e saj është e gabuar, nga fakti se dy palët e negociatave nuk i shikon nga i njëjti piedestal, sikur se vendos njëfarë improvizimi të ndarjes së medaljeve për sportistet  dhe se Serbinë e vendos më lartë e në qendër, gjë që është e mjaftueshme për të parë se trajtimi është diskriminues në raport me Kosovën.

Image
Ismet Haziri

“Një të vërtet tjetër që duhet potencuar dhe që pa shmangshëm është fajtore edhe zonja Mogerini, është fakti se duke qenë shumë në rrjedha me të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe duke qenë këto zhvillime nën ndikimin dhe premtimin e sajë se ne duke plotësuar kërkesat që dalin nga lista për standardet që të marrim liberalizimin, edhe do të marrim meritushem lirinë e lëvizjes, në fakt ajo sikur ketë listë në vazhdimësi e stërgjati me kushte tjera e besa edhe me mashtrime nga këndvështrimi qytetar, por jo vetëm kaq, ajo aspak nuk bëri mbështetje as për anëtarësim në organizmat tjerë kontinental dhe ndërkombëtar”, thotë Haziri për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Mogerini, duhet të kuptojë se populli është më ndryshe se ata që përfaqësojnë.

“Durimi dhe sakrifica e jonë ndërshekuj ka qenë edhe më e rëndë se sa të presim për liberalizim, vuajtjet tona në shekujt e kaluar kanë qenë edhe si pasojë pikërisht e politikës evropiane ku popullin shqiptar dhe trojet tona janë shfrytëzuar si monedhë kusuri për ti plotësuar egot e të tjerëve, prandaj edhe një popull i vogël sado që ka luftuar e rezistuar ka qenë e pamundur që të rezistojë kundër të gjithëve. Zonja Mogerini, ju si duket po e vazhdoni këtë politikë, ose si mundë të kuptohet ndryshe nëse thoni “hiqni taksen” do të fitoni  thirrjen nga “Unmik ne Cefta” ne “Kosovo” me fusnotën e famshme të Edita Tahiri. Pra është qasje e gabuar, kuptone se ne do të vuajmë, do të sakrifikohemi dhe do të qëndrojmë si “shkëmb” si deri më tani, por nuk do të shkarravitemi para jush për liberalizim. Jemi popull paqedashës, por jo si dikur pa krah e ombrellë, jemi bashkëpunues, por jo duke vrojtuar ngase duam reciprocitet, jemi liridashës dhe nuk rrezikojmë lirinë e askujt por lirinë tonë do ta mbrojmë edhe me pikën e fundit të gjakut dhe me frymën e fundit të shpirtit”, thotë Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat