Porosia e Thaçit për partitë politike para takimit në Bruksel

Aktuale

Porosia e Thaçit për partitë politike para takimit në Bruksel

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 12:20
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

(E plotesuar)- Presidenti Hashim Thaçi nga Brukseli ka thënë se letra e dërguar nga Presidenti amerikan Donald Trump është një mesazh për unitet në arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

Ai teksa ka folur për rëndësinë historike të kësaj marrëveshjeje, ka thënë ndër tjerash edhe se ushtria e Kosovës është proces që nuk ka kthim prapa.

Thaçi: Ushtria punë e kryer, të fokusohemi në zhvillimin e saj

“Themelimi i ushtrisë së Kosovës tanimë është punë e kryer, ka marrë mbështetjen e fuqishme prej vendeve më të fuqishme të botës, ka marrë mbështetje edhe para fillimit të punës së seancës të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit OKB-së edhe nga 8 vendet e BE-së që dolën publikisht me deklaratën e tyre të përbashkët në mbështetje të së drejtës sovrane për themelimin e ushtrisë. Edhe gjatë punimeve të KS  ishte një mbështetje shumë e fuqishme prej të gjitha vendeve që janë pjesë e angazhimeve për liri dhe pavarësi.Tani vetëm duhet të fokusohemi në zhvillimin e ushtrisë së Kosovës, profesionalizimin, ushtria e Kosovës ka qenë, është dhe do të mbetet në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim etnik në gjithë territorin e Kosovës , dhe duhet të fokusohemi për hapat e mëtutjeshëm për  NATO,  për procesin e integritetit për paqe dhe integrimit në NATO, prandaj e theksoj edhe një herë formimi i ushtrisë është punë e kryer, e akceptuar edhe në rrafshin ndërkombëtar, tani mbetet përgjegjësi e jona të punojnë edhe më tepër”, u shpreh Thaçi në Bruksel.

Sipas Presidentit, Letra e Trumpit pas 11 vitesh është edhe një herë pozicion i qartë mbështetje unike të SHBA-së ndaj këtij procesi.

Thaçi: Mesazhi i Trumpit mund të krahasohet me atë të Bushit të vketër

“E vlerësoj lart përkushtimet e presidentit Trump, zotimin e tij për mbështetje dhe ndihmesë në mundësinë negociatave e arritjes së një marrëveshjeje historike finale në mes Kosovës dhe Serbisë, mendoj se mesazhi i presidentit Trump është mesazhi i Amerikës për qytetarët e Kosovës për lidershipin kosovar, që të punojnë në mënyrë sa më unike dhe gjithëpërfshirëse në mënyrë në mënyrë që të përmbyllim këtë provës të rëndësishëm me një marrëveshje finale  që nënkupton njohjen reciproke, ndryshimin e rezolutës, 1244 anëtarësimin e Kosovës në OKB. Unë vlerësoj lart udhëheqjen e zonjës Mogherini, më vjen mirë për koordinimin e plotë të BE-së me SHBA-në. Unë kisha konsideruar se mesazhi i Presidentit Trump për Kosovën mund të krahasohet me mesazhet që i ka dhënë presidenti Bushi i Vjetër në vitin 1992 kur është kërcënuar qartë Miloshevici se në rast se prek Kosovës nuk do të ndodh ajo që ki shte filluar atë kohë në Bosnje, pastaj me vendimin  e presidentit Klinton për bombardimin e Serbisë, por edhe me qartësimin dhe mesazhin e presidenti Bush të riut në vitin 2007 për pavarësi ku deklaroi qartë “enough is enough” (mjaft është mjaft)”, tha ai.

Thaçi ka folur edhe për draft-marrëveshjen e propozuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, të cilën e sheh si të mirëseardhur.

Thaçi: Mirëpres ekipin negociator, roli im kushtetues dhe ligjor

 “Roli im (në dialog) do të jetë kushtetues dhe ligjor. Unë e kam mirëpritur dhe e mbështes fuqishëm ekipin negociator të votuar në Kuvendin e Kosovës.  Pres angazhim konkret dhe të gjithanshëm të këtij ekipi, një punë ekipore, për të cilën do të formohen edhe shumë nën-ekipe të tjera për çështje të caktuara për të diskutuar, unë kam marrë ide dhe rekomandime të ndryshme, prej njerëzve të mediave, prandaj edhe idetë që vinë nga zoti Haradinaj janë të mirëseardhura, pres ide edhe nga të tjerët në mënyrë që të plotësohet angazhimi ynë dhe të kemi një marrëveshje sa më cilësore të mundshme por gjithmonë një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse finale në mes Kosovës dhe Serbisë  ka kuptim vetëm atëherë kur ndodh njohja reciproke. Tani nga dje mund te them se Kosova frymon më lirshëm sepse ka konfirmim zyrtar dhe të qëndrueshëm shumë të fuqishëm të Presidentit të SHBA, presiden tit Trump”, tha ai.

Kurse, LDK-në në ekip negociator, Thaçi e sheh si mundësi për kontribut në dialog.

Thaçi: Sa më unik, marrëveshja aq më cilësore

“Vlerësoj se sa më unik që të jemi aq më mirë do të dalim, sa më bashkërisht do të punojmë, aq më marrëveshje cilësore do të arrijmë. Edhe mesazhi i Presidentit Trump po edhe vet vullneti i qytetarëve është që të punojmë në mënyrë sa më të bashkuar, sepse duke qenë pozitë-opozitë, në një rrafsh edhe më të gjerë se që është ekipi negociator prej partnerëve të koalicionit, dhe një pjese të opozitës, por edhe shoqëria civile, është një avancim në kuadër të përgatitjeve të Kosovës për marrëveshjen finale, por vlerësoj që njerëzit edhe në LDK me përvojat e mëhershme institucionale dhe të negociatave do të mund ta afirmonin këtë proces dhe do t’i jepnin cilësi apo vlerë të shtuar këtij procesi”, tha ai, përcjell KosovaPress.

Thaçi: Nëse humbasim këtë angazhim, mund të paguhet çmim i lartë

“SHBA gjithmonë kanë qenë pranë nesh, gjithë ata që kanë qenë dëshmitarë, e dinë që SHBA janë të involvuara, janë shumë të interesuara për procesin, dhe natyrisht se janë afër dhe në proces dhe për arritjen e marrëveshjes historike, unë shpresoj se në javët dhe muajt e ardhshëm do të gjendet zgjidhja finale marrëveshja, që nënkupton e gjithanshme dhe pastaj anëtarësim të Kosovës në OKB. Këtë ofertë, këto mesazhe, këtë angazhim të gjithanshëm ndërkombëtar të SHBA-së, të BE-së në asnjë rast nuk guxojmë si Kosovë ta humbim apo të lëmë të kalojë, përndryshe mund të paguhet çmim i lartë i mos interesimit ndërkombëtarë. Duhet të tregomi shtet serioz që merr vendime dhe që natyrisht ratifikohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Presidenti edhe një herë shprehi bindjen se mos liberalizimi i vizave është i padrejtë.

Thaçi: Vonesa për liberalizim është e padrejtë

“Shpresoj që do të jetë një bilanc i angazhimeve dhe zotimeve për të ardhmen evropiane, por në të njëjtën kohë të flasim me një zë unik, se rajoni i Ballkanit duhet të integrohet më shpejt sepse  është edhe vet në interesin e BE-së, jemi të vetëdijshëm se duhet t’i zbatojnë kriteret, standardet. Por, si Kosovë vlerësoj se në veçanti vonesa e liberalizimit të vizave ka qenë dhe është i padrejtë, tani është vendim politik i shteteve të BE-së....Qeveria e Kosovës kanë qenë dy ditë në Bruksel, kanë diskutuar me autoritetet e Brukselit, ata kanë bërë të njohur opinionet e tyre, liberalizimi i vizave është diçka që askush nuk do të mund t’i ikë nxjerrjes ës këtij vendim, varet nga periudha kohore që ne nuk mund të vendosim, por vendosin shtetet anëtare. Është shumë me rëndësi që ne kemi kryer të gjitha detyrat, madje kemi kryer më shumë se të gjitha vendet tjera e Ballkanit Perëndimor kur kanë kalua r proceset e liberalizimit të vizave”, tha ai. 

Presidenti i Kosovës ka folur për media para takimit të liderëve të Ballkanit në Bruksel.

Aty Thaçi i ka dërguar porosi spektrit politik të Kosovës që të jenë të bashkuar në procesin e dialogut, sepse sipas tij, vetëm një gjë e tillë siguron një marrëveshje më të mirë me Serbinë.

“Sa më bashkarisht që të punojmë do të arrijmë marrëveshje më të mirë. Nëse jemi pozitë dhe opozitë është një avancim i Kosovës në këtë proces”, ka thënë ai.

“Sa më të bashkuar, aq më mirë do të dalim në dialog”, ka shtuar ai.

Ai po ashtu ka thënë se SHBA-të kanë qenë të përfshira që nga fillimi në procesin e dilaogut, dhe se të gjithë shpresojnë që një marrëveshje e cila do të siguronte anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, do të arrihet në javët dhe muajt e ardhshëm.

“Ne mbështesim fuqishëm Bashkimin Evropian në procesin e dialogut të udhëhequr nga Mogherini. Të gjithë ata që kanë qenë dëshmitarë të këtij procesi e dijnë që SHBA-të kanë qenë të përfshira në dialog”, ka thënë Thaçi.

“Shpresoj se në javët dhe muajt e ardhshëm do të arrihet një marrëveshje që do të sigurojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ne nuk guxojmë që këtë mundësi ta humbim ose ta lëmë të kalojë sepse do të paguajmë çmim të lartë”, ka shtuar tutje ai.

Ai ka folur edhe për liberalizimin e vizave, për të cilin proces ka thënë se vonesat janë padrejtësi ndaj Kosovës.

“Qeveria e Kosovës ka qenë në Bruksel dhe ata i kanë bërë të njohura mediumet e tyre. Liberalizimi i vizave është një proces të cilit askush nuk mund t’i ikë. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret”, ka thënë ai.

Takimi i liderëve të Ballkanit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, pritet të mbahet në orën 13:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat