A duhet të merren me shqetësim raportet e tensionuara Kosovë-Serbi dhe Kosovë-BE

Aktuale

A duhet të merren me shqetësim raportet e tensionuara Kosovë-Serbi dhe Kosovë-BE

Nga: D. B Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 12:26
Ramush Haradinaj dhe Federica Mogherini

Kosova duhet herët apo vonë ta dëshmojë vetën se është shtet i pavarur dhe se sovraniteti i saj është i pa negociushëm, i pëlqej kjo apo jo dikujt në BE.

Kështu kanë vlerësuar, njohësit e çështjeve politike dhe ata të integrimeve evropiane, sipas të cilëve, Serbia kot mundohet të luaj rrolin e palës së dëmtuar, pasi bota e civilizuar di për çdo gjë që ndodhi në Kosovë.

Me këtë rast, ata kanë komentuar presionet e fundit të shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, duke i cilësuar ato si të kota në krahasim me mbështetjen që po i jepet Kosovës nga SHBA dhe vendet e fuqishme evropiane. 

Image
Sami Blakaj

Njohësi i integrimeve evropiane Sami Blakaj, ka thënë për “Bota sot” se është evidente se raportet Kosovë – Serbi, dhe Kosovë – BE, janë tensionuar dukshëm, megjithatë kjo nuk duhet të paraqesë shqetësim serioz për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Sipas tij, shqetësim do të ishte nëse Kosova nuk do ti bënte ballë këtyre tensioneve dhe se e njëjta do të tërhiqej nga vendimet e saj të fundit që kanë të bëjnë me taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake si dhe me vendimin për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

“Mendoj se është koha e fundit që shtetet anëtare të BE-së dhe veçanërisht Serbia ta kuptojë që Kosova sot është shtet i pavarur dhe sovran dhe si e tillë duhet trajtuar dhe respektuar. Nuk ka më kuptim që Kosova në pafundësi të vazhdojë dialogun me Serbinë në emër të normalizimit dhe më pastaj ky "normalizim” të rezultojë me destabilizim për Kosovën. Prandaj nisur nga ky realitet politik, mendoj se vendi ynë më shumë se kurrë ka nevojë për një unitet të brendshëm politik, për një platformë të artikuluar dhe përmbajtjesore të "Marrëveshjes finale" dhe për një vendosmëri shtetërore që për epilog do të kishte njohjen Kosovë-Serbi, përkatësisht njohjen ndërshtetërore”, ka thënë njohësi i integrimeve evropian Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat