E konfirmon Haradinaj bisedën telefonike me Stoltenberg, ja çka biseduan...

Aktuale

E konfirmon Haradinaj bisedën telefonike me Stoltenberg, ja çka biseduan...

Nga: N.Sh Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 13:11
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka konfirmuar bisedën telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, thotë se është i kënaqur me përkushtimin e NATO-s për ë mbështetur Kosovën në tërësi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Kryeministri ka treguar se për çka kanë biseduar konkretisht me Stoltenbergun dhe garancinë që ia ka dhënë atij.

Lexojeni shkrimin e kryeministrit Haradinaj:

Sot, kam zhvilluar një bisedë miqësore telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Jens Stoltenberg, dhe jam i kënaqur me përkushtimin e NATO-s për të mbështetur Kosovën në tërësi.

Me kënaqësi e informova Sekretarin Stoltenberg për miratimin e Ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes, mandatimin ushtarak të FSK-së dhe shërbimin në FSK.

Po ashtu, e informova për veprimin konkret të Qeverisë së Kosovës në themelimin e Komitetit Ndër-Ministror për Integrimet dhe Anëtarësimin në NATO, si një zhvillim konkret për afrimin e Kosovës me NATO-n.

E garantova Sekretarin Stoltenberg për transparencën e procesit të tranzicionit të FSK-së, duke shprehur vizionin tim dhe të Qeverisë për thellimin e partneritetit me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, Programin e Ndërveprimit të Zgjeruar dhe për gatishmërinë e trupave të FSK-së për kontribut në sigurinë rajonale dhe globale.

Kosova do të punojë ngusht me NATO-n për të përmbushur kapacitetet e plota operacionale të FSK-së në mandatin ushtarak, si dhe për angazhimin e përbashkët në ofrimin e sigurisë dhe mbrojtjes.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat