Vuçiq: Heqja e taksës, kusht për vazhdimin e dialogut

Aktuale

Vuçiq: Heqja e taksës, kusht për vazhdimin e dialogut

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 13:15
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Ana Bernabiq dhe Donald Tusk

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në Bruksel se e vetmja mënyrë për të vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve është heqja e vendimeve të paarsyeshme që ka vendosur Prishtina.

Ai tha këtë në një bisedë me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, me të cilin bisedoi rreth situatës në rajon, taksat e vendosura nga Prishtina ndaj mallrave serbe dhe integrimin evropian të Serbisë.

Kreu i shtetit serb theksoi se Serbia mbështet fuqishëm dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe beson se bisedimet janë e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e hapura dhe për të ruajtur stabilitetin rajonal. Sipas tij, vendimi i Prishtinës për të rritur tatimin me 100 për qind, është në kundërshtim me marrëveshjen CEFTA.

Ai po ashtu shprehu kundërshtimin ndaj formimit të Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa është ankuar se Prishtina zyrtare vazhdon të mos formojë asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe mos zbatimin e marrëveshjeve të dala nga Brukseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat