Thaçi: Askush nuk do të mund t’i ikë nxjerrjes së vendimit për liberalizimin e vizave

Aktuale

Thaçi: Askush nuk do të mund t’i ikë nxjerrjes së vendimit për liberalizimin e vizave

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 13:58
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Bruksel, me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, për të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se është padrejtësi shtyrja e mëtutjeshme e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Liberalizimi i vizave është diçka që askush nuk do të mund t’i ikë nxjerrjes së këtij vendimi.

Theksoj është padrejtësi shtyrja e mëtutjeshme”, ka thënë presidenti Thaçi.

Sipas tij, është shumë me rëndësi që ne kemi kryer të gjitha detyrat, bile kemi kryer më tepër se të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimorë kur kanë kaluar proceset e liberalizimit të vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat