Kurti: Qeveria Haradinaj është bërë pjesëmarrëse në kapjen e shtetit

Aktuale

Kurti: Qeveria Haradinaj është bërë pjesëmarrëse në kapjen e shtetit

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 14:58
Albin Kurti në tryezën “Raporti i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian–Lëvizja e lirë, Reformat, MSA”

Anëtarë të Komisionit për Integrime, deputetë të Kuvendit të Kosovës, njohës të çështjeve të integrimit e shumë pjesëmarrës nga shoqëria civile sot kanë organizuar tryezën “Raporti i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian–Lëvizja e lirë, Reformat, MSA”.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se ekipi negociator i formuar kohëve të fundit po ndihmon rreth forcimit të imunitetit të presidentit Thaçi drejtë pazareve me Serbinë.

“Nuk mund të ketë integrime evropiane pa një integritet vetjak. Nuk kemi pasur asnjëherë një qeveri kaq skandale si kjo e vitit 2018. Mendoj që integrimi evropian është drejtuar në një rrugë të gabuar tashmë. Mendoj që integrimi evropian është drejtuar në një rrugë të gabuar tashmë. Raportet e Kosovës me BE-në kurrë s’kanë qenë më të dobëta se tani. Kohët e fundit Haradinaj ka rë shumë në kurthin e presidentit Thaçi meqenëse ai ka votuar pa rezervë një grup negociator i cili po bëhet dhe po shndërrohet në mbështetje dhe imunitet për presidentit në kuadër të pazareve të tij me Serbinë”, tha Kurti.

Kurti tha se Qeveria Haradinaj është pjesëmarrëse në kapjen e shtetit të Kosovës.

“Qeveria aktuale është bërë pjesëmarrëse në kapjen e shtetit. Dhe kjo Kosovë më shumë ka regjim se sa qeverisje të mirë. Udhëheqësit tanë janë toleruar shumë për korrupsionin e tyre paralelisht me aventurat e tyre”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat