Thaçi beson se në të ardhmen e afërt do të ndodhë marrëveshja me Serbinë

Aktuale

Thaçi beson se në të ardhmen e afërt do të ndodhë marrëveshja me Serbinë

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 15:23
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Pas takimit ndërmjet liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt në Bruksel me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se marrëveshja finale në mes Kosovës dhe Serbisë beson se mund të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Sipas tij, mbështetja e faktorit ndërkombëtar është mesazhi më i mirë që liderët e Kosovës duhet të punojnë për një përfshirje sa më të gjerë politike për arritjen e marrëveshjes finale me shtetin e Serbisë.

Kreu i shtetit tonë ka thënë se letra e presidentit amerikan, Donald Trump e dëshmon faktin se SHBA-të japin mbështetjen e plotë për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Thaçi ka konsideruar se nuk ka lider në Kosovë që i thotë jo letrës së kreut të shtetit amerikan.

Thaçi: Besoj se marrëveshja finale mund të arrihet në një të ardhme të afërt

“Shpresoj dhe besoj se marrëveshja mund të arrihet në të ardhmen e afërt, ku mobilizim i faktorit ndërkombëtar, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian është mesazhi më i mirë edhe për neve në Kosovë se ne duhet të punojmë bashkërisht, duhet që ky ekip negociator të fillojë punën menjëherë, ët përgatitet edhe më mirë, ët krijoj ekipet profesionale, të komunikoj me qytetarët që të kemi një proces krejt transparent dhe me një përfshirje sa më të gjerë politike, prandaj letra e presidentit Trump është shpresë dhe besim për institucionet e vendit. Letra e presidentit Trump është zëri i Amerikës, është mbështetja e plotë dhe unike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën dhe rajonin, prandaj nëse dikush ka pasur hezitime deri tani në rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kjo tregon dhe dëshmon qartë dhe me fakte se SHBA-të janë të involvuara në proces të mbështetjes së plotë për mundësinë e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, kështu që liderët e Kosovës u mbetën që të punojnë me përgjegjësit më të larta shtetërore dhe kombëtare për një marrëveshje të pranueshme dhe të implementueshme për sa i përket opinionit tonë”, u shpreh Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit po ashtu tha se ekipi negociator dhe i gjithë spektri politik në vend duhet të punojnë në javën dhe muajt e ardhshëm për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

Thaçi: Duhet të punojë i gjithë spektri politik

“Shpresoj dhe besoj për çka do të punojmë bashkërisht me ekipin negociator, me gjithë spektrin politik në Kosovë, me gjithë shoqërinë civile që në javët dhe muaj e ardhshëm të arrijmë në një përfundim për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, dhe Kosova definitivisht do të arrijë konsolidimin në rrafshin ndërkombëtar që do të fitojë njohje nga Serbia e në të njëjtën kohë menjëherë do të pasojnë edhe njohjen nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, fillimi i ndryshimit të rezolutës 1244 dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Nëse ka pasur hezitime para pak muajsh nga faktorët e ndryshëm sot të gjithë janë unik edhe Bashkimi Evropian edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe faktorët tjerë për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi dhe për rëndësinë e marrëveshjes finale”, ka thënë ai.

Sipas tij, të gjithë liderët e rajonit, pa dallim, i mbështesin përpjekjet edhe të Kosovës edhe të Serbisë, për arritjen e një marrëveshje finale, e cila do të prodhojë stabilitet dhe paqe në rajon.

Përveç çështjes së marrëveshjes finale në mes Kosovës dhe shtetit serb, Thaçi ka deklaruar se në takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor ai e ka shfaqur edhe dëshpërimin e madh të Kosovë sa i takon shtyrjes së liberalizimit të vizave.

Thaçi: Theksova dëshpërimin e madh për liberalizimin e vizave

“Theksova dëshpërimin e madh që ekziston në Kosovë sa i përket shtyrjes së liberalizimit të vizave prej shteteve të caktuara, shtete anëtare të BE-së, por Kosova nuk ka alternativ por të lëvizë drejt NATO-s dhe BE. Gjithashtu, ky vakum që mund të krijohet dhe mund të shfrytëzohet prej të tjerëve që nuk duan vlerat, kriteret dhe standardet  evropiane”, ka thënë Thaçi.

Sa i përket raporteve fqinjësore, Thaçi ka përmendur faktin se Kosova, përveçse me Shqipërinë, ka krijuar marrëdhënie të shkëlqyeshme me fqinjët si Mali i Zi e Maqedonia.    

I pyetur se a u diskutua çështje e taksës ndaj mallrave serbe, për heqjen e të cilave Serbia ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut, Thaçi tha se kanë diskutuar për të gjitha çështjet në rajon, pa dhënë më shumë detaje. 

Thaçi: Marrëveshja mund të arrihet në të ardhmen e afërt

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se letra e presidentit Donald Trump është shpresë dhe besim për institucionet e vendit dhe mbështetje e plotë e SHBA-ve për Kosovën dhe rajonin.

Ai pas takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel me shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini, tha se nëse dikush ka pasur hezitime për rolin amerikan, kjo dëshmon me fakte se Uashingtoni është i përfshirë për mbështetje të plotë për arritjen e marrëveshjes së pranueshme Kosovë-Serbi.

Ndërsa sa i përket një marrëveshje të përgjithshme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kreu i shtetit të Kosovës tha se marrëveshja mund të arrihet në të ardhmen e afërt.

“Ne duhet të punojmë bashkërisht dhe ekipi negociator të nisë punën menjëherë dhe të komunikojë me qytetarët që të ketë një proces transparent dhe me përfshirje më të gjerë politike”, tha Thaçi.

I pyetur për takimin e radhës në Bruksel, presidenti Thaçi tha se nuk pret të ketë takime tjera para fillimit të vitit të ardhshëm.

Presidenti Hashim Thaçi flet pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor (Drejtpërdrejt)

Në këtë takim ku po merr pjesë Presidenti Hashim Thaçi, të ftuar janë edhe kryeministrat e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Maqedonisë. Kurse, deri më tani kryeministri shqiptar Edi Rama ka thënë se nuk do të jetë pjesë e këtij takimi.

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, do të diskutojnë për progresin e bërë gjatë këtij viti dhe për zhvillimet aktuale politike në rajonin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat