Pamje nga takimi i Mogherinit me liderët e Ballkanit Perëndimor, merr pjesë edhe Thaçi - Bota Sot
Pamje nga takimi i Mogherinit me liderët e Ballkanit Perëndimor, merr pjesë edhe Thaçi

Aktuale

Pamje nga takimi i Mogherinit me liderët e Ballkanit Perëndimor, merr pjesë edhe Thaçi

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 15:35
Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor

Në Bruksel po mbahet takimi mes Shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherinit dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Ky takim është thirrur me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Në këtë takim ku po merr pjesë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të ftuar janë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev si dhe kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq.

Para takimit, presidenti Hashim Thaçi para mediave tha se shpreson se do të arrihet një pajtueshmëri mes palëve që integrimi i regjionit në BE duhet të përshpejtohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...