Vuçiq: Jemi të vetmuar në rajon, të gjithë e njohin Kosovën

Aktuale

Vuçiq: Jemi të vetmuar në rajon, të gjithë e njohin Kosovën

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 17:08
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vendimi për marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës nuk janw afër, duke cituar “kamë frikë se do të na gjejë një zgjidhje e keqe”.

Pas një takimi me shefin e politikës së jashtme të BE, Federika Mogerini dhe krerët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Vuçiq tha se nuk është gjetur ende ndonjë alternativë, por Beogradi dhe Prishtina duhet të vazhdojnë të flasin.

“Pashë Thaçin në drekë sot. Sot nuk kemi pasur dialog. Përfaqësues të Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnje dhe Herzegovinës, Prishtinës dhe ne ishim gjithashtu të pranishëm këtu. Ky ishte një moment i rëndësishëm për të gjithë ne dhe për të ardhmen evropiane dhe për vlerësimin e asaj që do të ndodhë në të ardhmen”, tha ai.

Vuçiq poashtu e vlerësoi pozitivisht bisedën e hapur me Federica Mogherinin.

“Ishte bisedë e hapur dhe e dobishme. Kam treguar se ne duhet të bëjmë më shumë në marrëdhëniet tona të ndërsjella, nuk ka rëndësi se ku jemi në rrugën evropiane. I thash se Serbia është e gatshme të rifillojë dialogun sa më shpejt që tarifat janë hequr dhe këtu pozicioni i saj nuk ka ndryshuar. Unë i thashë se ne duhet të ndërtojmë tregun rajonal ekonomik”.

Sipas tij, Serbia është në një pozitë të vështirë dhe të vetmuar kur është fjala për Kosovën, sepse të gjithë në rajon e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kroacia kanë njohur pavarësinë e Kosovës, vetëm Bosnja jo, kështu që ne jemi në këtë pikë mjaft të vetmuar, por ne jemi duke u përpjekur për të zhvilluar marrëdhënie më të mira dhe të shohim se si ne në të ardhmen kjo “sagë e trishtuar” e taksave mund hiqet për të vazhduar dialogun dhe për të gjetur më afër një zgjidhje kompromisi. Unë nuk jam dikush që është shumë optimist, por unë nuk dua në asnjë mënyrë të prishi “Krishtilindjet, ne do të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të bëjmë gjithçka që mundemi” tha ai.

Ai shton se të gjithë faktorët, rusët, evropianët, kinezët duhet të përfshihen dhe se kjo do të ishte e mirë për serbët dhe për shqiptarët.

“Ne jemi larg zgjidhjes, ende nuk e kemi zgjidhur taksën. Unë besoj dhe shpresoj se këto taksa do të tërhiqen shumë shpejt, askush nuk mund të jetë i vetëm në botë, as Serbia. Nëse tërheqin taksat, atëherë shtegu drejt dialogut është i hapur”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat