Isa Mustafa me një kërkesë speciale për Hashim Thaçin

Aktuale

Isa Mustafa me një kërkesë speciale për Hashim Thaçin

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 19:33
LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë për medie të organizuar nga LDK, ka komentuar intepretimin kushtetues të Gjykatës Kushtetuese mbi përbërjen e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Mustafa vlerësoi se “në bazë të votave në Kuvend janë formuar vetëm tri parti politike. LDK nuk pajtohet me përbërjen e përcaktuar të KQZ, pasi grupet tjera janë formuar pas zhvillimeve politike në Kuvend”.

Sipas të parit të LDK-së, “partia që ai drejton duhet ti ketë dy anëtar në KQZ”

Për këtë ai paralajmëroi se do ti drejtohet presidentit me kërkesat e Lidhjes Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat