Veseli i befasuar nga qëndrimi i LDK-së për dialogun

Aktuale

Veseli i befasuar nga qëndrimi i LDK-së për dialogun

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 20:34
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është befasuar nga qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për dialogun me Serbinë.

Veseli ka thënë se nuk e kupton pse LDK-ja nuk ka pranuar të jetë në Ekipin Negociator të votuar javën e shkuar.

“Hera e parë në tre dekada që Kosova s’pranon të ketë dialog”, ka thënë ai. “Më shumë më befason LDK-ja, që ka pas një traditë të procesit dialogues dhe të ketë frustrim, edhe nëse ka bazë hidhërimin për bashkëpunimin trevjeçar, nuk e ka moralitetin e duhur sjellja e tillë”.

Duke folur për letrën e presidentit amerikan Donald Trump drejt atij kosovar, Hashim Thaçi, për mbështetjen për dialogun, Veseli ka thënë se “letra dëshmoi se Kosova është shtet i pavarur” dhe se nuk është pak që Amerika po përcjell me vëmendje këtë situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat