Ramadani: Nuk ka raporte të tensionuara në mes të Kosovës dhe NATO-s

Aktuale

Ramadani: Nuk ka raporte të tensionuara në mes të Kosovës dhe NATO-s

Nga: G.B Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 21:11
Burim Ramadani

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka thënë se Kosova dhe NATO nuk kanë fare raporte të tensionuara  dhe se bashkëpunimi po vazhdon njëjtë çdo ditë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ramadani e ka quajtur të pakuptimtë insistimin e Lufti Hazirit se ka tensione me NATO-n.

Madje, Ramadani ka thënë se po diskutohet për modelet e thellimit të partneritetit.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kosova dhe NATO nuk kanë raporte të tensionuara. Fare. 
Bashkëpunimi po vazhdon njëjtë dhe për çdo ditë. Komunikimi është i rregullt dhe pa asnjë mangësi. 
Po flas për diçka që e bëjmë secilën ditë. Pa asnjëlloj tensionimi. Përkundrazi, ne po diskutojmë për modelet e thellimit të partneritetit.

I pakuptimtë insistimi i Lutfi Hazirit për "tensionimi e raporteve me NATO-n".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat