Mrika Nikçi: Everesti është një histori në vete, unike, ekstreme 

Alpinizem

Mrika Nikçi: Everesti është një histori në vete, unike, ekstreme 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 prill 2019 Në ora: 15:34
Mrika Nikçi: Everesti është një histori në vete, unike, ekstreme 

Babë e bijë, alpinistët Arianit dhe Mrika Nikçi, morën rrugë për në Everest, që të ngjiten në majën ndër më të larta në botë. Në zhargonin sportiv do t’i quaja trimat që do të pushtojnë ndër majat më të larta të botës. Të përgatitur maksimalisht dhe me një synim që të lartësojnë shtetin e Kosovës. Të përgatitur në çdo aspekt ashtu si e kërkon ana profesionale, ia mësyjnë majës ndër më të larta.

Image

Para nisjes në Everest 

Mrika Nikçi ka konfirmuar përmes rrjetit të saj facebook, nisjen për në Everest, në një mision shumë të rëndësishëm. “Me bekimin e nënës, përqafimet e ngrohta të vëllaut, familjarëve dhe shoqërisë, së bashku me shokun tim më të mirë, mbështetësin tim më të madh, motivuesim tim, partnerin tim “të krimit” – babain tim Arianit Nikçi, po nisemi për Kathmandu –Nepal, ku do ti bashkohemi kompanisë CTSS, e udhëhequr nga Mike Hamill, për ti përmbushur në vazhdim tri nga shtatë Majat e projektit tim “Mrika Seven Summits”.

Duke filluar me majën më të lartë të Botës, Mt. Everest, prill – maj 2019. Në vazhdim me Denalin- Mt McKinley, maja më e lartë në Amerikën Veriore, qershor 2019’ dhe pastaj menjëherë me Elbrus, maja më e lartë në Evropë, korrik 2019.

Duke ditur që për realizimin e kësaj ekspedite nuk do të jem në shtëpi për gati 4 muaj, në vendin më të mirë të botës të cilit i takon zemra ime, ku familjarët e mi të dashur dhe miqtë do jenë tërë sy e vesh nga ne, më bën të trishtuar dhe që tani të më mungojnë, por në të njëjtën kohë, thirrja nga zemra, emocionimi për takimin dhe mësimin e kulturave të reja, vendeve të reja, përvojave dhe sfidave që do të fuqizojnë personalitetin tim, dhe do të më ndihmojnë drejt arritjes së synimeve të mia, më bëjnë të ndihem e qetë dhe e vendosur.

Veç tani më dalin përpara fotografitë e secilës maje. Everesti është një histori në vete, unike, ekstreme dhe e paparashikueshme, por dashuria, kujdesi dhe mbështetja juaj do të më japin forcë dhe fuçi për të kaluar çdo sfidë! Ajo do më duhet tani më shumë se kurrë!”, shkruan Mrika Nikçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat