Uta Ibrahimi: Misioni im

Alpinizem

Uta Ibrahimi: Misioni im

Nga: K. G. Më: 2 prill 2019 Në ora: 15:36
Uta Ibrahimi: Misioni im

Alpinistja Uta Ibrahimi është e emocionuar që do të marshojë drejt majës së Everestit. Ajo e përshkruan në mënyrë fantastike nisjen e saj dhe me synime që të arrijë në maje, ta vendos Flamurin e Kosovës. “Nisem për Llukla, fshati prej ku gjithçka ka filluar. Ngjitja jem në Everest - ëndërr e madhe! Pas ngjitjes së majës e kuptova që aty në fakt filloi gjithçka, ëndrra e madhe, me i ngjit 14 majet ma të larta të botës.

Përgjatë kësaj kohe e kuptova që përveç këtyre ngjitjeve, po du me e sfidu vetën edhe me ngjitje të rrugëve më të vështira, nëpër majet ma të larta. Krejt çka mund me thënë është: s ’ka lidhje sa lart reve ngjitem, asnjëherë nuk kam me e lanë Kosovën time! Misioni im, ose në Kosovë ose në Himalaya, është i thjeshtë: me ju kallëzuar fëmijëve që natyra nuk është veç e jona, me ju kallëzuar vajzave dhe grave që na i takojmë natyrës, e edhe me i kallëzu botës që flamuri i Kosovës i takon majeve ma të nalta të botës'”, shkruan Uta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat