Alpinistët drejt majës së Everestit! 

Alpinizem

Alpinistët drejt majës së Everestit! 

Nga: K. G. Më: 20 prill 2019 Në ora: 12:20
Alpinistët drejt majës së Everestit! 

Të ia mësysh majës së Everestit duhet të jesh edhe i përgatitur profesionalisht por edhe trim i madh! Trimat tanë, alpinistët Mrika dhe Arianit Nikçi, njëherësh babë e bijë me sukses pushtojnë majat më të larta të botës. 
“Ndjenja e shtëpisë! E tani gjendemi në Kampin Bazë të Everestit, vendosur në 5300 lmd. Takimi me anëtarët tjerë të kompanisë CTSS, dushat e ngrohtë, pak nga lidhja e internetit, duke mos harruar ushqimin mjaft të mirë, pas disa ditë ecje dhe ngjitje, më bëri të ndjehem si në shtëpi.
CTSS kanë bërë punë të shkëlqyer në ngritjen e këtij kampi, ishte më shumë se që kam pritur.
Kulmi i ditës ishte ceremonia e Pujes, e cila siç munda ta kuptoj, është ceremoni e posaçme e bekimit dhe nderimit për mysafirët, pra një ngjarje e veçantë, ku të gjitha lidhen aq bukur duke reflektuar mikpritjen dhe frymën shoqërore të vendasve, pa të cilët Maja as që do të ishte e mundur. 

Image

Vallëzimi me sherpat solli ndjenjën e ngrohtë familjare dhe shoqërore, dhe ka për të mbetur gjatë në kujtesën time si shenjë e Himalajeve!
Shumë fat për të gjithë alpinistët drejt majës së Everestit, e një “Puja” speciale për shoqen time shumë të mirë Uta Ibrahimi dhe ekipit të saj të Lothse South Face!”, shkruan Mrika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat