Maja e Turkut, çuditërisht e njohur si e Titos

Alpinizem

Maja e Turkut, çuditërisht e njohur si e Titos

Më: 24 prill 2019 Në ora: 13:19
Maja e Turkut, çuditërisht e njohur si e Titos

ShBA Prishtina fton të gjithë bjeshkatarët që të marrin pjesë në aksionin e radhës, maja e Turkut (çuditërisht e njohur si e Titos) me 2748 metra, zhvillohet aktivitet me 27-28 prill.
Ecja do të bëhet nga drejtimi i Kodrës së Diellit / Tetovë, Maqedoni e Veriut. Udhëheqës i shtegut do të jetë ShBE Shkupi. Ngjitja fillon të dielën në 06:00. Parashihet gjithsej 9 orë ecje (5 orë ngjitje dhe 4 orë zbritje).  Ngjitja është mjaft sfiduese, prandaj të paraqiten për ecje vetëm ata të cilët janë të përgatitur mirë fizikisht! Veshmbathja duhet të jetë adekuate sepse në pjesën afër majes mund të ketë borë të thellë. Të gjithë pjesëmarrësit duhen të kenë kthetrat me veti.
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!, thuhet nga organizatorët!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat