Bllokimi i trafikut në Everest po krijon kushte vdekjeprurëse për alpinistët.
Alpinistja indian, Anjali Kulkarni, 55 vjeç, vdiq në rrugën e tij gjatë ngjitjes në majën e malit Everest të mërkurën. Ajo ishte mbërthyer në ‘’bllokimin e trafikut’’.
Po ashtu, alpinisti amerikan Donald Lyyn Casg, 55 vjeç, gjithashtu vdiq nga sëmundja e lartësisë së lartë, transmeton Bota sot.
Rreth 320 njerëz kanë qenë në radhë duke ecur në majën e malit, tek zona që njihej si ‘’zona e vdekjes.’’
Maja e malit Everest ka lartësi prej 8,848 metra. Në atë nivel, çdo frymë përmban vetëm një të tretën e oksigjenit të gjetur në nivelin e detit. Trupi I njeriut gjithashtu përkeqësohet me shpejtësi në atë lartësi, që do të thotë se shumica e njerëzve mund të kalojnë disa minuta në krye pa furnizime shtesë të oksigjenit, para se të bëhet e patolerueshme. /Bota sot