Babë e bijë nga Kosova në majen më të ftohtë dhe më brutale të Amerikës Veriore 

Alpinizem

Babë e bijë nga Kosova në majen më të ftohtë dhe më brutale të Amerikës Veriore 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 qershor 2019 Në ora: 12:12
Babë e bijë nga Kosova në majen më të ftohtë dhe më brutale të Amerikës Veriore 

Mrika e Arianit Nikçi, bijë e babë bënë mrekullinë tjetër në alpinizëm, duke u ngjitur në njërën nga majat më të larta të botës.  
“Ekspedita Denali – 2019, e sukseseshme. E pesta prej te shtatave , 5/7. 

Së bashku me babin tim – Nitin, e nën udhëheqjen e Dan Cornit realizuam me sukses ngjitjen në majën Denali 6.190 lmd, e njohur si maja më e lartë në Amerikën Veriore, si bjeshka më e ftohtë dhe më brutale.

Meqenëse kjo ekspedite është e paraparë që të realizohet për 21 ditë, të njëjtën e përfunduam për 11 ditë duke llogaritur këtu edhe 5 ditë për të cilat kemi pritur kohën e përshtatshme për ngjitjen përfundimtare, pra ekspeditë e realizuar për 7 ditë. 

Për mua, kjo ekspeditë ishte e veçantë nga se Denali ishte spektakolar, po ashtu edhe e vështirë sepse brenda një muaji realizuam ngjitjet në dy majet me të vështira në grupin Seven Summits ( Everest the Denali), pra isha e lodhur fizikisht duke mos pasur kohë të mjaftueshme për të pushuar dhe, e ngarkuar psikikisht sepse isha larg familjes dhe Pejës së dashur për 2 muaj e gjysmë, sidoqoftë, jam shumë e gëzuar që realizova këtë ngjitje”, shkroi Mrika në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat