Ndërron jetë papritur plaku i maleve të Kosovës! - Bota Sot
Ndërron jetë papritur plaku i maleve të Kosovës!

Alpinizem

Ndërron jetë papritur plaku i maleve të Kosovës!

Nga: K. G. Më: 29 qershor 2019 Në ora: 15:16
Ndërron jetë papritur plaku i maleve të Kosovës!

Bota e bjeshkatare-alpiniste është e pikëlluar me vdekjen e papritur të plakut të maleve, Rrahim Qazimi.  Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste ‘Lybeteni’ nga Ferizaj është e pikëlluar për ikjen e papritur në botën tjetër të plaku të maleve. 

“Papritmas, SHBA Lybeteni me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë, mori lajmin e ndarjes nga kjo jetë plakut të maleve, z. Rrahim Qazimi.

Rrahim Qazimi ishte një prind, mësues, artist, sportist, adhurues i natyrës, me një fjalë njeri shembullorë, që ne kemi pasur fatin dhe privilegjin të bashkëjetojmë dhe të ndajmë çaste, e momente të paharrueshme.

Ngjitjen e fundit e bëmë së bashku ne Lybeten 2498m/lmd. ku prania jote e bënte me madhështore.  Qofte i përjetshëm kujtimi për ty z. Rrahim Qazimi”, shkruan në faqen SHBA Lybeteni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat