Klubi Alpin Prishtina organizon ecjen bjeshkatare të së dielës, që do të zhvillohet në masivin jugor të Sharrit.
"Këtë herë do ta vizitojmë Majën e Skarpës dhe Liqenin e Madh alpin.
Masivi në fjalë gjendet në kufi me Maqedoninë në jug të fshatrave të Prizrenit", thuhet mes të tjera nga Klubi Alpin Prishtina.