Mrika: Ndjenjë e papërshkrueshme e kthimit në shtëpi pas më shumë se 100 ditëve!

Alpinizem

Mrika: Ndjenjë e papërshkrueshme e kthimit në shtëpi pas më shumë se 100 ditëve!

Nga: K. G. Më: 16 korrik 2019 Në ora: 13:12
Mrika: Ndjenjë e papërshkrueshme e kthimit në shtëpi pas më shumë se 100 ditëve!

Alpinistët, babë e bijë, Arianit dhe Mrika Nikçi, ditë më parë u kthyen në Kosovë. Mrika ka përshkruar në mënyrë emocionuese pushtimin shumë majave më të larta të botës. Ajo është falënderueses për të gjithë ata që e mbështetën.  

“Ndjenjë e papërshkrueshme ndjenja e kthimit në shtëpi, kthimit në gjirin familjarë pas më shumë se 100 ditëve!

Image

Më të dashurit e mi nënë dhe vëlla, Bekimi dhe lutjet e juaja na ndihmuan të arrijmë në maje të botës, të udhëtojmë nëpër tri kontinente dhe të kthehemi shëndosh në shtëpi.

Kur unë u largova me 31 mars, ndjeva sikur një pjesë e zemrës mbeti me ju, u ndjeva aq e vetmuar, por ju ishit ata të cilët nuk më braktisët kurrë, më ndoqët çdo hap timin, nga çdo cep i botës, dhe kjo ishte gjëja që më bëri të ndjehem e sigurtë, e fortë dhe me tërë qenien time t’i shtyj dhe tejkaloj kufijtë.

Po, me sukses arritëm ti ngjesim tri majat, arritëm ta ngjesim çatinë e Botës, por ajo çfarë do doja unë të ndajë me ju është, rëndësia e veçantë që ka alpinizmi për ne.
Nuk është vetëm të ngjitësh malin dhe të zbresësh poshtë, nuk është vetëm ta shënjosh edhe një numër në murin tënd.

Ajo çfarë në të vërtetë është, është ta gjesh vetveten tënde, të hulumtosh më shumë për vetveten, të vësh në provë mundësitë tuaja!

Përpiqesh të gjesh çfarë ju shtynë përpara në jetë, çfarë do doje të bësh nga vetvetja, dhe çfarë për të tjerët.
Lumturinë dhe qetësinë shpirtërore, e cila nuk përshkruhet dot me fjalë, ju mund ta gjeni vetëm në majat e secilit mal. Është ndjenjë që për ta kuptuar duhet vetëm të përjetohet.
Atje lartë, ju do e kuptoni fuçinë e vërtetë të Nënës Natyrë!
Do e kuptoni që të gjithë jemi krijuar të barabartë!
Do e zbuloni që natyra nuk ka krijuar kufinjë!
Ju do e zbuloni që nuk ka kufizime në fuçinë e mendjes tuaj si dhe kufizime për besimin tuaj. 

Në secilin vend që do e vizitoni, dhe me çdo popull që do të takoheni, ju do gjeni një pjesë të vogël të kulturës suaj, të popullit tuaj, të vendit tuaj, me ç’rast ju do përpiqeni shumë që ta përfaqësoni vendin tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse ju ndjeni nderë dhe përgjegjësi ti hapni vendit tuaj të ri e me një histori dhe kulturë të lashtë dyert e botës.
E gjithë kjo, bën të kuptojmë që edhe ne i përkasim kësaj bote!

Me shpresë që ju kam përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, shkruan Mrika në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat