Ja ku është ngjitur Ramush Haradinaj!

Alpinizem

Ja ku është ngjitur Ramush Haradinaj!

Nga: K. G. Më: 11 gusht 2019 Në ora: 16:24
Ja ku është ngjitur Ramush Haradinaj!

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj nuk e ka problem të ngjitet në majet e ndryshme të alpeve shqiptare. Alpinistja Arineta Mula ka postuar disa foto dhe po ashtu ka bërë edhe një përshkrim interesant.

Image

“Një rrugëtim katër ditor nëpër Bjeshkët e Nemuna “Alpet Shqiptare” shtigje malore që kalojnë përmes territorit të Kosovës, Shqiperisë dhe Malit të Zi. Kësaj radhe vlerën e këtyre shtigjeve malore ja shtoj z.Ramush Haradinaj ku bashkë me gjithë ekipin me sukses arritën që përgjatë këtyre ditëve të ecin gjithsejt 80km duke u ngjitur poashtu në majat më të njohura me terren të vështirë e të thepisur e me temperatura të larta duke kaluar gjithsejt 5600 metra total të ngjitjeve.

6 gusht: Nisja nga parku kombëtar Valbona përmes lugut të Valit ngjitem me sukses majën Jezercë 2694m e cila është maja më e lartë në Alpet Shqiptare ndërkaq e shtata në Ballkan. 

Zbritem në një terren shumë të thepisur ashtu siç njihet edhe si i rrezikshëm deri në Vuthaj.

7 gusht: Nga Vuthaj u ngjitëm deri te qafa Borit kufiri mes Shqipërisë dhe Malit te Zi. Prej aty vazhduam dhe ngjitëm me sukses majen Kollata e Keqe 2534m që njihet si maja me e lartë në Mal te Zi. Zbritëm përsëri te qafa e Borit dhe vazhduam ecjen në Çerem.

8 gusht: Nga Çeremi realizuam ecjen e bukur deri në Doberdol.
9 gusht: Nga Doberdol u ngjitem shpatit përballë dhe ngjitem me sukses majën e Trekufirit 2354 metra që është pika bashkuese mes tri shteteve: Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi. 

Prej këtu vazhduam dhe ngjitem gjithë kurrizoren përmes kreshtave natyrale qe ndajnë Kosovën dhe Shqipërinë duke ngjitur Majen Bogiçaj 2405m, Ram Aruçit 2358m, Qafa Ali Çelës 2284m, maja e Bardhë (Bard) 2394m, Gusanin 2453m dhe ngjitja jonë e fundit ishte maja Gjeravicë 2656m e cila radhitet si e dyta në Alpet Shqiptare. Zbritem dhe përfunduam ecjen në Gropë të Erenikut.
Jam jashtëzakonisht e lumtur të ndaj këtë rrugëtim me një ekip prej 18 persona të cilët dëshmuan që vështirësitë tejkalohen dhe ndihesh plot siguri sepse u kujdesën për njëri tjetrin në çdo hap të ecjes nëpër kurrizore, kreshta, zbritje në gurë sa te mëdhenj e të lëvizshëm. 
Një falënderim të veçantë për mikpritjen e jashtëzakonshëm të butinave në Vuthaj bujtina Vucetaj, në Çerem Kujtim Goçi, në Doberdol Bashkimi Memia.
Jeni duke bë një punë të jashtëzakonshme sepse i keni hap dyer edhe gjithë botës.

Image

Arineta Mula dhe Ramush Haradinaj

Z.Ramush Haradinaj faleminderit që këto ditë përshkove këmbë këto kilometra e ngjite këto male me thjeshtësinë tënde e mbi të gjitha dhe nje kontribut për turizmin malor nëpër bujtina dhe lokalet të cilat janë të vendosura përgjatë shtigjeve malore.
Shijoni disa fotografi të këtij rrugëtimi të paharruar!”, shkruan Mula në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat