Mrika e Kosovës në historinë botërore!

Alpinizem

Mrika e Kosovës në historinë botërore!

Nga: K. G. Më: 15 gusht 2019 Në ora: 12:24
Mrika në mes

E arta e Kosovës!  Trimëresha jonë, Mrika Nikçi, futet në histori përkatësisht në Librin e Ginisit. E jashtëzakonshme, një vajzë e rrallë, që pak lindin sikur ajo, me një intuitë dhe trimëri që të ngjiten në majet më të larta të botës. Ajo së bashku me babain e saj Arianit Nikçi pushtuan majet më të larta të botës.

Suksesi i Mrikës që nuk ka ende 18 vjet, po mahnit botën por në anën tjetër lartësoi shtetin e Kosovës.

“Mrika Nikçi - 17 vjeçarja pejane, tashmë e njohur si Mrikë Malësorja, me 15.08.2019, në ora 9:45 me kohën lokale, së bashku me partnerin e saj të ngjitjes - babain e saj Arianit Nikçi, kanë ngjitur majen e Carstensz Pyramide në Indonezi, duke kompletuar kështu ngjitjen në 7 Majat më të larta të shtatë kontinenteve në botë.

Mrika sapo bëri historinë, në njërën anë duke u bërë femra më e re në tërë botën që pa mbushur 18 vjet të kalojë misionin e 7 Majave dhe, në anën tjetër së bashku me babain e saj, bëhen shqiptarët e parë në botë si babë e bijë ta kalojnë me sukses këtë mision, i cili paraqet një arritje kulminante në alpinizëm.

Ata ndodhen në Kampin Bazë, dhe mbesim me shpresën dhe dëshirën e madhe që moti t’ua lejojë kthimin sa më të shpejtë deri në Papua, prej nga do kemi kontaktin me ta me detaje dhe foto nga maja”, shkruan Mrika Seven Summits.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat