Mrika: Me shumë dashuri nga Indonezia 

Alpinizem

Mrika: Me shumë dashuri nga Indonezia 

Nga: K. G. Më: 17 gusht 2019 Në ora: 12:58
Mrika: Me shumë dashuri nga Indonezia 

Alpinistët Mrika e Arianit Nikçi, babë e bijë, kanë thyer rekordet në ngjitjen në majat më të larta të botës.
“Ruaje të mirën për fund.

Ekspedita e Carstensz Pyramide, maja e fundit e projektit tim, ishte një aventurë e mahnitshme, e shkëlqyer dhe e veçantë për mua.

Vetë vendi ishte mbresëlënës, me njerëzit e mirë e të mrekullueshëm që takuam dhe kaluam këto ditë.
Ngjitja teknike si asnjëherë më parë, më ofroi kënaqësinë e jetës.

Në anën tjetër pritja me javë për përmirësimin e motit duke mos bërë asgjë, ishte sprovë e durimit, mirëpo ne jemi ata që respektojmë rregullat e maleve, dhe presim thirrjen e tyre.

Ngjitja e majës (4884 lmd) menjëherë natën e mbërritjes në Kampin Bazë (4250 lmd ) me ndryshime të mëdha në lartësi prej Timikes me nivel të detit, bëri që këtë herë të më prekë edhe mua sëmundja e lartësisë....

Ngaqë ishte maja e fundit e projektit dhe momenti i shumëpritur ishte aq afër, ëndrra po bëhej realitet, emocionet më tradhtuan për disa çaste...
Ndoshta edhe kjo ishte bukuria e kësaj ekspedite...
Me shumë dashuri nga Indonezia”, shkruan Mrika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat