Ishte një ditë e gjatë por e paharrueshme. Në ecje organizuar nga Hikingnjeri morën pjesë një numër i madh i bjeshkatarëve, prej të cilëve shumica dërmuese fillestarë.
"Në cak u takuam edhe me disa bjeshkatarë tjerë, të cilët ishin ngjitur në maje nga ana tjetër (maqedone). Ecjen e filluam nga fshati Radomirë në Shqipëri.
Të gjithë pjesëmarrësit u ngjiten dhe zbritën shëndosh e mirë", shkruan në faqen e Kosova Hiking Trips.