Ecjeje nëpër majet e grykës së Prizrenit

Alpinizem

Ecjeje nëpër majet e grykës së Prizrenit

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 12:38
Ecjeje nëpër majet e grykës së Prizrenit

Ishte ditë e bukur dhe e gjatë ecjeje nëpër majet e grykës së Prizrenit / Sredskës.

Image

"Fillimin e bëmë nga Prevalla ku vizituam Majën e Oshlakut / Muzhlakut 2212m. Atje takuam edhe një grup të bjeshkatarëve nga Gjilani. Pas pushimit vazhduam nëpër kurrizin e Oshlakut dhe zbritëm në rrafshin mes Koxha Ballkanit.

Aty u furnizuam me ujë dhe vazhduam ngjitjen për në Majën e Koxha Ballkanit 2043m. Gjatë lëshimit nga maja e dytë përjetuam perendimin e diellit me pejsazhe pa fund.

Majën e tretë, Bulecin e vizituam në orën 18 dhe bëmë një pushim për foto. Lëshimin e fundit e bëmë deri te fshati Pllanjane. Të gjithë 100 pjesmarresit e kësaj dite e përfunduan rutën e nëpër 3 maje pa problem. Përgëzime të gjithëve", thuhet nga Kosova Hiking Trips.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat