Gjithëpërfshirja sociale përmes aktiviteteve në natyrë

Alpinizem

Gjithëpërfshirja sociale përmes aktiviteteve në natyrë

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 12:14
Gjithëpërfshirja Sociale Përmes Aktiviteteve në Natyrë

Me datat 21 dhe 22 shtator do të vijojë trajnimi i mësimdhënësve në Qendrën Rinore të Gërmisë, në kuadër të zhvillimit të platformës afatgjatë për Edukim në Natyrë.

Projekti titullohet" Gjithëpërfshirja Sociale Përmes Aktiviteteve në Natyrë" i cili është i mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë dhe impIementohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), në bashkëpunim me Klubin Alpin Prishtina (KAP).

Në këtë trajnim janë të përfshirë 18 mësimdhënës nga nëntë komuna të Kosovës (Komunat: Dragash, Fushë Kosovë, Mitrovica Veriore, Prizren, Kamenicë, Mitrovica Jugore, Istog, Lipjan dhe Mamushë), të cilët do të kenë rastin që për dy ditë me radhë të trajnohen nga trajnerë të licencuar për fushat specifike të sporteve në natyrë, (Bjeshkatari, Orientim, Alpinizëm, Skijim dhe Ndihmën e Parë).

Projekti synon të promovojë aktivitete në natyrë që do të përmirësojnë të kuptuarit e diversitetit kulturor midis të rinjve në Kosovë dhe të angazhojnë studentë me prejardhje të ndryshme etnike dhe kulturore për të marrë pjesë në aktivitete në natyrë së bashku. Projekti ka për qëllim gjithashtu zhvillimin e një platforme afatgjatë për arsimin në natyrë në Kosovë, duke hartuar një manual për trajner të cilët punojnë me të rinj për aktivitetet në natyrë.

Sektori i Scout i Klubit Alpin Prishtina, vazhdon të zhvillojë dhe realizojë programin dhe platformën e edukimit në natyrë, si koncept edukativ dhe shëndetësor dhe i cili përkrahet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Ambasada Britanike në Kosovë si dhe nga rrjeti i gjerë i organeve përkatëse dhe Organizatave Joqeveritare, bëhet e ditur nga klubi alpin Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat