Maja e Krelanit

Alpinizem

Maja e Krelanit

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 11:45
Maja e Krelanit

U bë vizita e parë masive e Hikingnjerit në "Podin e Jakupit", mbi Shtypeq të Madh të Rugovës dhe ngjitja në Majën e Ujkut a.k.a Ahmici a.k.a Maja e Krelanit 2272 metra midis Kosovës dhe Malit të Zi. Maja e Ujkut gjendet rrëzë "Kërshit të Ujkut" dhe staneve të Krelanit në bjeshkën e Shtedimit në Rugovë.

Pasi para disa ditëve nga Komuna e Pejës u bë shtrimi i asfalltit deri në Pod të Jakupit, u bë e realizueshme vizita me numër të madh të bjeshkatarëve, të cilët këtë ecje e cilësuan si të ëndërrave. Kjo ishte hera e parë që një organizatë organizon një ecje të këtille me autobusa, me pikenisje nga Shtupeqi i Madh (Podi i Jakupit!).

Gjithashtu besojnë që Majën e Ujkut për herë të parë e pushtuan një numër kaq i madh i bjeshkatarëve nga vetëm një organizatë.

Dita e ecjes ishte spektakulare, me shumë diell, temperatura perfekte, pa erë dhe me shumë atmosferë pozitive. Të gjithë pjesëmarrësit arritën ta pushtojnë majën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat