Uta Ibrahimi tregon momentin trishtues!

Alpinizem

Uta Ibrahimi tregon momentin trishtues!

Nga: K. G. Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 12:09
Uta Ibrahimi tregon momentin trishtues!

Alpinistja e mirënjohur Uta Ibrahimi kujton dhe tregon momentin trishtues që i ndodhi para një kohe dhe që sot u kthye me sukses të madh.   

Kur m'ka ra guri në këmbë e kur e kam heq gurin prej këmbës, kam menduar që s’kam me pas ma shputë ... pas asaj, e kam përmbledh krejt energjinë e pikës së fundit dhe kam fillu me zbrit edhe nja 1 orë shtegut te poshtë me litar, deri sa ka ardh ekipi u shpëtimit.

Plot njerëz m'kan thënë që ka me qenë e vështirë me u kthye në formë dhe në projektin e ngjitjes së 14 majave të Himalayave (e një farë mënyre dojshin me më kallëzuar që s’ka më Himalaya) ... e plot të tjerë, e sidomos nëna e baba, kanë besu që shpejt ka me kalu krejt 

Ama që më kalon për 9 javë e jam në gjendje me vrapu e me ushtru nuk e ka besu askush.
S’po di as qysh me e shpreh gëzimin tim që jam kthye te vetja, me kanë në gjendje fillimisht me ec, me ec maleve e tash edhe me vrapu.

Po i ndaj këto mendime me juve, sepse e di që krejt përballemi shpesh me 'Ti nuk mundesh' ... e unë po du me ju than që 'PO, na mundemi'. Trupi jonë është në direktivat e tona ... mendja e fortë, përkushtimi, dashnia e pasioni për çka bëjmë në jetë, na çon drejt asaj që 'Na mundemi'. 4.5km vrapim për sot. Vazhdojmë”, shkruan Uta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat