Do të organizohet ecja në Grykën e Prizrenit dhe majën interesante 'Veshët'

Alpinizem

Do të organizohet ecja në Grykën e Prizrenit dhe majën interesante 'Veshët'

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 10:50
Do të organizohet ecja në Grykën e Prizrenit dhe majën interesante 'Veshët'

Pas pauzës disa javëshe për shkak të shiut të vazhdueshëm Hiking Njeri ju informon se këtë të diel, më 10 nëntor 2019 do të organizojë ecjen në Grykën e Prizrenit dhe majën interesante të njohur si "Veshët", në bjeshkën e fshatit Pllanjane.

"E njohur si terrasë e parajsës nga e cila mund ti shihni të gjitha majet e Sharrit të Prizrenit në 4K, "Maja e Veshëve" është destinacion që duhet ta vizitoni.

Pasi shumica e bjeshkatareve tanë kanë mbetur të ngujuar nëpër shtëpi për shkak të motit, ky do të jetë rast i mirë të dilet jashtë në natyrë dhe të kënaqeni në të hapur, në ajër të pastër dhe pamje të gjëra të bjeshkëve.

Vështërsia e ecjes është mesatare me 14 km ecje komplete (nalt / poshtë) dhe e përshtatshme edhe për fillestarë.

Pamjet për fotografi nga maja do të jenë madhështore pasi do të shihni relievin prej Sharrit të Lybetenit e me tutje, Koritnikut, Pashtrikut, rrafshit të Dukagjinit e deri te bjeshkët e Istogut.

Nisja do të bëhet nga Prishtina në orën 07:00 të mengjesit nga Bregu i Diellit (fushat e tenisit). Kthimi do të bëhet diku kah ora 2100", thuhet nga Hiking Njeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat