Marshutë në nderim të martirëvë të rënë në masakrën e Reçakut

Alpinizem

Marshutë në nderim të martirëvë të rënë në masakrën e Reçakut

Më: 12 janar 2020 Në ora: 21:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në përvjetorin e 21-të të Masakrës së Reçakut, të kryer nga forcat paramilitare serbe, ShBA-Guri i Shtrenjtë nga Shtimja, organizoi marshutën, që tanimë është bërë tradicionale.

Morën pjesë bjeshkatarë nga të gjitha anët e Kosovës, dhe nga Maqedonia e Veriut. Nisja u bë nga varrezat e dëshmorëve, të batalionit 60, në Grykën e Carralevës. Gjatë rrugës, nikoqirët na shërbyen me çaj të ngrohtë dhe petulla, të përgatitura nga familjarët e anëtarëve të ShBA-Guri i Shtrejtë.

Edhe pse gjatë gjithë kohës binte borë, kjo nuk i pengoi aspak më se 170 pjesëmarrësit, që të vazhdojnë drejt pikës më të lartë 1160 m, në vendin e quajtur Gurramele. Pjesëmarrësit, gjatë rrugës u ndalën te shtëpitë e të bijve të Zeqir Racës, i masakruar nga forcat serbe.

Pastaj u nderuan edhe të rënët e familjes Asllani, në Rancë. Në fund pas rreth 5 orë e 30 minuta ecje dhe rreth 14.70 km të kaluara, pjesëmarrësit arritën te varrezat e dëshmorëve të Reçakut, ku u pritën nga familjarët e viktimave, u bënë homazhe dhe u vendosën lule në kompleksin memorial.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat