Peizazh dimëror i Luginës së Rusolisë

Alpinizem

Peizazh dimëror i Luginës së Rusolisë

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 13:16
Peizazh dimëror i Luginës së Rusolisë

Klubi Alpin Prishtina ju fton të merrni pjesë (me 16 shkurt) në ecjen dimërore që do të zhvillohet këtë të diel në Bjeshkët e Rusolisë.

Kësaj radhe do të ecim nëpër peizazhin dimëror të Luginës së Rusolisë dhe Bjeshkën e Zhlebit, për të arritur në kufirin me Malin e Zi.
Lugina e Rusolisë është kanjon i veçantë që gjendet në Bjeshkët e Nemuna në perendim të Kosovës, në kufi me Malin e Zi; ndërsa vet Maja e Rusolisë është vetëm njëra nga disa maja që e përbëjnë masivin e Rusolisë.

Është territor i veçantë dhe ofron shumë për adhuruesit e natyrës. Ecja përshkon luginën e Rusolisë, në mes bjeshkëve të Zhlebit dhe masivit të Rusolisë, në përfundim të së cilës buron Drini i Bardhë. Itinerari i transportit është Prishtinë-Pejë-Kullë, njofton mes të tjera klubi alpin Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat