Klubi Dibra Off-Road 4×4 synues i lartësive malore

Alpinizem

Klubi Dibra Off-Road 4×4 synues i lartësive malore

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 20:43
Klubi Dibra

Është vështirë të gjendet vend në Europë, ku në një rreze prej rreth 50 kilometrash kap dhjetëra maja mbi 2000 metra të larta, dy lumenj të vrullshëm, disa liqene dhe një pasuri të madhe që secili botanik do e kishte ëndërr ta studionte – është Dibra, që tashmë merr kuptim epiteti “e madhe”, pasi jo çdoherë numri i banorëve e bën një vend të magjepshëm. Jabllanica me tre majat e saj mbi 2000 metra në jug, Stogova në juglindje, Bistra në lindje, Korabi dhe Deshati në veri, si dhe Mali me Gropa (Bizë Martanesh) dhe Parku Kombëtar i Lurës në perëndim dhe veriperëndim.

Së fundi, nga ky rreth i jo i madh i banorëve, ka dalë një klub më se i nevojshëm, për të ecur dhe eksploruar vendet e shumta që ti ofron ky vend. Është klubi “Dibra Off-Road 4×4”, që merr kuptim edhe falë mbështetjes së diasporës dibrane në SHBA.

Ky grup, i udhëhequr nga Butrint Sela, Leonard Cami dhe Qani Fida, secilën javë ndodhen në ndonjë bjeshkë rreth 2000 metra të lartë, ku përveç dëshirës së tyre, shumë banorë vendas dhe të huaj tashmë janë nxitur për t’ju bashkangjitur.

Dibra me malet është si ishujt e Filipineve me detin. Për këtë, tashmë turistët e huaj, kur dëshirojnë të shikojnë male të larta dhe shëkmbinj të thepisur e të pasura me mijëra përrenj të rrjedhshëm, të vijnë të vizitojnë Dibrën dhe të oerientohen drejt klubit Dibra Off-Road 4×4.

Image

Në lidhje me këtë Butrint Sela shprehet: “Kimi natyrë të mrekullueshme, por në asnjë rast nuke kemi pasur të zhvilluar mirë turizmin malor dhe aq më pak të reklamojmë Dibren me nëntë malet e saj. Ne si klub e kemi si plan që përveç eksplorimit, ta zhvillojmë turizmin malor në Dibër.”

I pyetur për vendin më të bukur që i ka mbetur në vëmendje Qani Fida, i cili, tashmë njeh mirë malet e Dibrës, shprehet: “Megdanica e madhe dhe e vogel në Stogovë, Bistra mes Dibrës dhe Mavrovës, si dhe Fusha e Lukovës deri te burimi i Radikës.”

Në anën tjetër, Leonard Cami, tregon se qëllimi është që sa më shumë persona, vendas dhe të huaj, të shohin këto vende, që ata promovojnë.

“Ne si klub fillestar mundohemi që edhe të tjerët ti shohim këto vende si i shohim neve. Ua lamë gjeneratave të reja që ta zhvillojnë këtë turizëm. Këto vende edhe në SHBA nuk janë. Mundohemi që rinia të mos qëndrojë gjithë kohën në lokale, por të ketë opsion për të dalë. Mjafton të ketë dëshirë,” tha Cami.

Në fakt tashmë edhe mediat zvicerane pranojnë që malet zvicerane janë të ngjashme me ato të vendeve shqiptare. Por për dallim, në Zvicër shteti finanson dhe mirëmban edhe kullotat dhe  në kohën kur shumica e fshatrave po zhduken në bjeshkët e Dibrës së madhe, në Zvicër në secilin fshat ka sëpaku një bujtinë ose hotel.

Image

Por pavarësisht këtyre peripecive, klubi Dibra Off-Road 4×4 tashmë është një adresë profesionale për të gjithë turistët dhe mërgimtarët që kërkojnë të njihen me natyrën përallore të stërgjyshërve të tyre.

Ky grup i veçantë të kujton thënien e filozofit të madh francez: “Lëreni pra njeriun në natyrë, mos e shtrëngoni, mos e gënjeni, mos e mbyllni në verigat e ligjeve dhe zakoneve të rrema dhe do shihni që bëhet i mirë, se lind i mirë.”

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat