Shkak mjegulla, dy sportistët humbin jetën

Alpinizem

Shkak mjegulla, dy sportistët humbin jetën

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 13:15
Shkak mjegulla, dy sportistët humbin jetën

Dy alpinistë italianë kanë gjetur vdekjen në Malin e Bardhë në Francë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa pas shumë orësh kërkim u bë e mundur nxjerrja e trupave të dy alpinistëve.

Sipas informacioneve të xhandarmërisë Shamonisë, dy personat janë të moshës 56 dhe 57 vjeç.

Dyshohet se shkak i tragjedisë ka qenë dukshmëria e dobët për shkak të mjegullës të krijuar në shpatet e masivit malor, ndërsa dy viktimat kanë rënë nga lartësi 200 metra.

Të dy alpinistët kanë qenë të lidhur fort me njëri-tjetrin dhe rrëshqitja e njërit prej tyre ka sjellë për inerci dhe rrëshqitjen e kolegut tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat