Pas një dite të paharrueshme në Sharrin e Restelicës

Alpinizem

Pas një dite të paharrueshme në Sharrin e Restelicës

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 16:33
Pas një dite të paharrueshme në Sharrin e Restelicës

Pas një dite të paharrueshme në Sharrin e Restelicës, këtë të DIELE me 26 korrik duke filluar në orën 07:00 të mengjesit HIKINGNJERI do të organizojë ecjen në një ndër majet më madhështore në Kosovë, Kobilicën 2528m, e cila po ashtu është edhe më së paku e vizituar.

Maja Kobilica gjendet ne kufi në mes Kosovës dhe Maqedonisë, mbi malin perrallor të Lubinjës, në Sharrin e Prizrenit.

Sipas Hikingnjerit, kjo maje hynë në TOP 5 majet me atraktive në Kosovë andaj e keni rastin ti perjetoni pamjet mahnitese kete te Diele.

- 1. Deri te stani i KFOR-it te Kobilicës ku bjeshkataret e këtij grupi mund të pushojnë, kënaqen me pamje. Stani gjendet 3 km nën majën e Kobilicës.

- 2. Deri te Maja e Kobilicës 2528m për të fortit! Nga aty do të mahniteni me pamje 360 shkallëshe.

Se cilën pikë do ta bëni, e vendosni pasi të arrijmë te stani i KFOR-it etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat