Organizohet ecje në majën madhështore të Lybetenit

Alpinizem

Organizohet ecje në majën madhështore të Lybetenit

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 12:21
Për ndër të ditës pagane të Aligjynit, organizohet ecje në majën madhështore të Lybetenit

Për ndër të ditës pagane të Aligjynit, HIKINGNJERI me 2 gusht 2020 do të organizojë ecjen në majën madhështore të Lybetenit 2498m në Sharrin e Kaçanikut!

Data 2 gusht është ditë që simbolizon mesin e verës dhe që nga periudhat para mijëvjeqare manifestohet si ditë e shenjtë pagane, e njohur si dita e Aligjynit. Në Kosovë kjo ditë kremtohet me ngjitje në Lybeten

- 1. Deri te qafa e Lybetenit për ata që nuk kanë dëshirë të ecin në maje por të kënaqen me pamje pa fund.

- 2. Deri te Maja e Lybetenit 2498m për të fortit! Nga aty do të mahniteni me pamje 360 shkallëshe.

Se cilën pikë do ta bëni, e vendosni pasi të arrijmë te qafa e Lybetenit.

Kjo ecje hynë në kategorinë mesatare të veshtërsisë dhe është e përshtatshme edhe për fillestarë. Ecja komplete deri te Maja, lartë poshtë është 18 km ndërsa deri te qafa 12 km (lartë poshtë).

Sa herë që kemi shkuar 5 vitet e fundit, shumica dërmuese e fillestarëve e kane ngjitur majën pa problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat