Messner së shpejti rreth botës

Alpinizem

Messner së shpejti rreth botës

Nga: Abdurahim Abdushi Më: 16 gusht 2020 Në ora: 21:58

Ish alpinisti ekstrem, 75-vjeçari Reinhold Messner, tejçon trashëgiminë e tij: Me një ekspeditë përfundimtare, në mbarë botën, ai dëshiron të tejçojë të kuptuarit e bjeshkatarisë dhe alpinizmit dhe të bëj thirrje për respektimin e maleve. Sipas Messnerit, gjatë paraqitjeve me karakter festivali, ai dëshiron të theksojë qëndrimin e tij ndaj bjeshkatarisë dhe të nxisë diskutime.

"Unë nuk jam i vetmi që mundet - por jam një nga ata që mbijetuan". Kjo është arsyeja përse ai ndjehet i detyruar „të luftojë“ për bjeshkatarinë dhe alpinizmin tradicional. Messneri gjithmonë ka qenë kundërshtar i ndërtimeve masive në male. „Bjeshkataria tradicionale është dhe do të mbetet e rrezikshme“. Nuk ka aventura pa rrezik.

Përkundrazi, me ndërtime të shumta apo me ndryshime të relievit duke ndërtuar parqe argëtuese, malet janë vënë në skenë dhe janë banalizuar (ju është humbur vlera– përkthyesi). "Pikërisht kjo, është ajo, të cilën nuk duhet ta bëjmë", thekson Messner. "Kështu malet e humbin bukurinë e tyre". „Të ngrihen ndërtime apo të ruhen malet – Ky ballafaqim argumentesh duhet të vazhdojë". Shpejt bëhet një fotografi – “kjo është ajo që mbetet, në kujtesë“. Tendenca në sportet bjeshkatare po shkon në drejtim të sporteve masive me siguri të lartë dhe rrezikshmëri të ulët ( = sporte që janë shumë të zakonshëm dhe që praktikohen nga shumë njerëz – përkthyesi). „Numri i alpinistëve tradicionalë po zvogëlohet – mirëpo ata janë shumë më të mirë se sa që ishim ne, më herët”.

Kur do të mund ta fillojë „ekspeditën përfundimtare“?, për shkak të koronavirusit, kjo ende është një çështje e hapur – por gjithsesi "sa më shpejt që të jetë e mundur". „Përndryshe nuk do të mund ta bëj më". Nëse virusi nuk do t`ia kishte prishur planet, ai tani do të ishte në Australi. “Kjo ekspeditë e fundit, do të më udhërrëfejë nëpër mbarë botën. Kjo do të më mbajë të zënë deri në frymën e fundit ".

Pas ekspeditave në malet më të larta dhe nëpër shkretëtirat e botës, Reinhold Messner iu përkushtua historisë së alpinizmit përmes librave, me muzetë e tij dhe së fundmi edhe me prodhime filmike. Ndërkohë, bëhen 40 vjet që nga ngjitja e parë e malit më të lartë të botës, pa oksigjen artificial dhe pa shoqërim. Më 20 gusht 1980, Reinhold Messner pa shoqërues (vetë) arriti majën e Mount Everest-it me një lartësi prej 8.848 metrash dhe shkroi histori alpiniste. Shqipërimi nga gjuha gjermane,Abdurahim Abdushi, alpinist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat