Të dielën do të ngjiten në Majën e Gjallicës

Alpinizem

Të dielën do të ngjiten në Majën e Gjallicës

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 11:52
Të dielën do të ngjiten në Majën e Gjallicës

Këtë të diel do të ngjiten në Majën e Gjallicës në regjionin e Kukësit, maje kjo e cila bën pjesë në Vargmalin e Korabit dhe mbizotëron rajonin e Lumës.

Pozita e saj e veçantë, flora dhe fauna si dhe vet karakteri pastoral i banimeve verore e bëjnë vend të pëlqyer dhe mjaft të vizituar, njofton klubi alpin Prishtina. 

"Çfarë duhet të merrni: Ushqim ditor dhe ujë, rroba të përshtatshme, kapelë verore, shami, mbrojtës kundër djegies nga dielli, etj

Përshkrimi: Itinerari i udhëtimit me autobus është Prishtinë –Prizren-Kukës. Nga Kukësi do të vazhdojmë me furgona nëpër Grykën e Vanave dhe fshatrat Topojan dhe Breki, nga ku edhe fillon ecja drejt Gjallicës. Ngjitja bëhet nëpër pjesën pastorale të bjeshkës ku kemi edhe kroje rrugës. Maja e Gjallicës e mbizotëron rajonin e Lumës dhe ofron pamje të qartë të Kukësit, pellgut të Drinit dhe Masivit të Korabit. Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj, ndihmës: Florent Shala", njofton klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat