Ecja bëhet nëpër shteg mes pyjeve...

Alpinizem

Ecja bëhet nëpër shteg mes pyjeve...

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 12:58
Ecja bëhet nëpër shteg mes pyjeve

Pas një dite të paharrueshme në Majën e livadheve 2499 metra dhe Gjolin Brezovicës, këtë të diel me 6 shtator 2020 duke filluar në orën 07:00 të mëngjesit, HIKINGNJERI do ta organizojë ecjen e përvjetshme të stilit "Full adventure" në liqenin e Jazhincës. 

Ecja bëhet nëpër shteg mes pyjeve, duke kaluar përrocka, nëper gurë dhe natyrë magjepsëse. Në fund do të ndalemi te liqeni i thellë i Jazhincës për not dhe pushim. 

Kjo bjeshkë është e kthyer kah veriu kështu që sharri i Jazhincës dallon shumë nga pjesët tjera të Sharrit për shkak të egërsisë që ka. 

Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestarë total -njofton Kosova Hiking Trips.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat