Vdes në moshën 72 vjeç, Ang Rita Sherpa, nepalezi - rekordmen i Everestit

Alpinizem

Vdes në moshën 72 vjeç, Ang Rita Sherpa, nepalezi - rekordmen i Everestit

Nga: Teuta Bicaj Më: 22 shtator 2020 Në ora: 14:45
Ang Rita Sherpa

Alpinisti i njohur nga Nepali, personi i parë në botë, që u ngjit në majën e Everestit 10 herë, pa bombolë të oksigjenit, vdiq në moshën 72 vjeçe.

Ang Rita Sherpa, i njohur si Leopardi i Borës, për herë të parë u ngjit në majën më të lartë në botë,  në vitin 1983. Familja e tij njoftoi se ai ndërroi jetë në Kathmandu (kryeqytetin e Nepalit), të hënën, më 21 shtator 2020.

Vdekja e tij u përshkrua si një humbje e madhe për Nepalin dhe komunitetin e tij alpinist.

Në vidin 2017, “World Guinness” , njohu Ang Rita-n si të vetmin person në botë që u ngjit në Mount Everest 10 herë, pa bombolë të oksigjenit, në periudhën prej 1983-1996, rekord i cili ende qëndron.

Ai poashtu, u ngjit në majën më të lartë në botë, 8848 m/lmd, në kushte dimri dhe pa ndihmën e osigjenit shtesë. Shkathtësia e tij në ngjitje, ia solli edhe emrin Leopardi i Borës.

Ang Rita punoi gjithashtu në projekte për ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit dhe biodiversitetit të Himalajave:

-Përse maja e everestit po bëhet aq e stërmbushur

-Udhëheqja nga Sherpa, për ngjitjen e Everestit

-Sherpa vë rekord, me 24 ngjitje në Everest

Image

Me marrjen e lajmit për vdekjen e tij, të hënën, miqtë e tij alpinistë, bënë homazhe për kolegun e tyre. “Ishte aktiv sikurse leopardët e borës në bjeshkë, dhe ishte i veçantë”- deklaroi për BBC Ang Teshring Sherpa, alpinist veteran nga Nepali, dhe ish president i Shoqatës Alpiniste të Nepalit.

“Ishte vëllazëria alpiniste, ajo që vendosi ta nderojë atë me titullin Leopardi i Borës”.

Miqtë e tij alpinistë, thanë se Ang Rita ishte inspirim për alpinistët dhe se kanë përfituar shumë nga eksperienca dhe shkathtësitë e tij, për organizimin e trajnimeve të shumta të ngjitjes.

“Turizmi malor, i ka shumë borxh këtij njeriu”-deklaroi për BBC-në Santa Bir Lama, presidenti aktual i Shoqatës Nepaleze të Alpinizmit (NMA).

Nga departamenti i turizmit, i Nepalit, thanë  se, kontributi i tij dhënë alpinizmit, “do të kujtohet përgjithmonë”.

Trupi i tij u zhvendos në një manastir në Katmandu, dhe do të digjet (kremohet) në fund të javës, thuhet në raport.  

Sipas trashëgimisë Tibetiane, komuniteti Sherpa, është grup etnik autokton, i rajonit të Himalajave. Por, për shumë të tjerë, jashtë Nepalit, emri “Sherpa” është bërë sininim i udhëheqësve në bjeshkët e Himalajave.

Me mijëra njerëz kanë ngjitur majën e Everestit, por janë të rrallë ata që e kanë bërë pa oksigjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat