Ecjen për në maje të bjeshkës së Malsorit...

Alpinizem

Ecjen për në maje të bjeshkës së Malsorit...

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 11:17
Ecjen për në maje të bjeshkës së Malsorit...

Pas një dite perfekte në Qafën e Rosit në Shqipëri, këtë të shtunë me 3 tetor 2020 duke filluar në orën 07:00 në Prishtinë dhe 09:15 në Pejë, HIKINGNJERI organizon ecjen e përvjetshme në Majën madheshtore të bjeshkës së Malsorit, e cila shtrihet në mes Liqenatit të Rugovës, bjeshkëve të Decanit dhe Bjeshkës së Bjelluhës në mal të Zi.

Ecjen për në maje të bjeshkës së Malsorit do ta fillojmë nga Liqenati kështu që kalimthi do të keni mundësi të kënaqeni edhe me pushim dhe pamje të liqenit të madh. Pamjet e natyrës nga Bjeshka e malsorit janë të mrekullueshme!!!-

1. Deri te Liqenati i Kucishtës (liqeni i madh) ku bjeshkatarët mund të rrijnë më gjatë, eventualisht të notojnë dhe të pushojnë. Ky grup do të ecë 4 km lartë poshtë.

- 2. Pas pushimit te liqeni i madh, ky grup do të vazhdojë deri te qafa dhe Maja (Llazi) e dhisë. Këta do të kënaqen me pamje 360 shkallëshe të bjeshkëve të Liqenatit dhe Lugut të Shkodrës, shkruan mes të tjera në faqen e HIKINGNJERI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat