Për herë të parë një shoqëri bjeshkatare organizon ecje me grup të madh 

Alpinizem

Për herë të parë një shoqëri bjeshkatare organizon ecje me grup të madh 

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 18:52
Për herë të parë një shoqëri bjeshkatare organizon ecje me grup të madh 

Bjeshkataria dhe alpinizmi - sporte që sjellin emocione të pafundme! “Hiking Adventure Club Angros” organizon ecje gjatë kësaj fundjave.  

“Pas një dite të paharrueshme në "Majën Veshëve" në Sharr të Prizrenit ,me 18 tetor 2020 (e diel), na pret "Maja e Hasanit" në bjeshkët e Pejës.

Për herë të parë një shoqëri bjeshkatare nga Anamorava ‘Hiking Adventure Club Angros’ organizon ecje me grup të madh në këtë maje të thepisur e me gremina.

Për adhuruesit e natyrës adrenalina do të arrij kulmin me pamje spektakolare!

Gjatë kthimit nëse gjithçka shkon siç e është paraparë nga guida, do të vizitojmë burimin e Drinit të bardhë, shpellën si dhe ujëvarën rrëzë malit të Rusolisë në Radavc.

Shtegu do të jetë relativisht i lehtë, mesatare me gjatësi rreth 10 km (lartë-poshtë) , i përshtatshëm edhe për fillestarë!”, njofton mes të tjera “Hiking Adventure Club Angros”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat