‘Hikingnjeri’ organizon ecjen e përvjetshme në kanjonin e Peklenës në Rugovë 

Alpinizem

‘Hikingnjeri’ organizon ecjen e përvjetshme në kanjonin e Peklenës në Rugovë 

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 15:35
‘Hikingnjeri’ organizon ecjen e përvjetshme në kanjonin e Peklenës në Rugovë 

Pas një vikendi perfekt në Vjellak dhe Valbonë, këtë të shtune me 31 tetor duke filluar në orën 07:00 në Prishtinë dhe 09:15 në Pejë, Hikingnjeri organizon ecjen e përvjetshme në kanjonin e Peklenës në Rugovë.

“Në këtë ecje me pamje impozante të kanjonit të Peklenës mbi Sushicë, do të keni mundësi të përjetoni hiking me plot aventura nëpër shtigje të ngushta mes drunjëve.

Do te shihni maje të larta, gremina mahnitëse, shpella, dhe të gjitha këto në ngjyra të vjeshtës në Rugovë.

Kjo ecje hynë në kategorinë e ecjeve të lehta / mesatare dhe është shumë e përshtatshme edhe për fillestarë ekstrem që kanë dëshirë të provojnë diçka mahnitëse!”, njofton mes të tjera “Hikingnjeri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat