Një ndër majet me pamje më të mrekullueshme në Kosovë

Alpinizem

Një ndër majet me pamje më të mrekullueshme në Kosovë

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 23:03
Një ndër majet me pamje më të mrekullueshme në Kosovë

Pas një vikendit të mrekullueshëm në Peklenë të Rugovës dhe Majën e Rupës në Deçan, këtë të  diel (me 8 nëntor) duke filluar në orën 07:00 Hikingnjeri organizon ecje në një ndër majet me pamje më të mrekullueshme në Kosovë, majën Koxha Ballkan 2044 metra, që gjendet në mes të bjeshkëve të Syrinikës dhe grykës së Prizrenit.

“Nga Maja do te shihni një pjesë të madhe të Sharrit, Oshlakun, Pashtrikun, Koritnikun, Opojën, Dukagjinin, bjeshkët e Shqipërisë, bjeshkët e Nemuna të Deçanit, Junikut, Rugovës, Istogut etj. 

Vështirësia e ecjes është e lehtë / mesatare me 15 kilometra ecje komplete (lartë / poshtë).
Fillestarët, të cilët nuk mund të ngjiten në cak, mund ta kalojnë ditën në majën e Bulecit.

Nga këtu pjesëmarrësit mund të kënaqen me pamje 360 shkallëshe. Këta do te ecin vetëm 10 km komplet (lartë / poshtë)”, njofton mes të tjera “Hikingnjeri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat