Bjeshkataria dhe alpinizmi, një sport gjithnjë e më i dashur po bëhet në shtetin e Kosovës. Të gjitha moshat, pa dallim gjinie, në vikende janë mësyjnë vendeve të ndryshme të bukura që kemi në Kosovë.
“Pas një vikendi të mrekullueshëm në Peklenë të Rugovës dhe Majën e Rupës në Deçan, me 7 nëntor duke filluar në orën 06:00 Hikingnjeri organizon ecje në majën e tretë më të lartë në Kosovë, Majen Bistra 2651 metra në Sharr të Prevallës (pas Majës së Njerit 2658 metra dhe Gjeravicës 2656 metra).
Rrugës do të kalojmë kah burimet e Bistricës dhe do të kënaqemi me pamje magjepsëse të majeve të mahnitshme të Sharrit të Mushnikovës si: Guri i Came, Konjushka, Guzhbaba, Dovodenica, Jezerski etj.
Nga maja, e cila gjendet në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë, do të keni pamje të paharrueshme të një pjese të madhe të Sharrit”, njofton mes të tjera “Hikingnjeri".